Mont Saint Michel, perla turistike franceze

Qyteti mesjetar Mont Saint Michel, me pajmen mahnitëse dhe fenomenin natyror “batica e shekullit” paraqet atraksionin më të madh turistik në rajonin perëndimor francez të Normandisë, shkruan Anadolu Agency (AA).

I vendosur në një gur graniti prej 20 milionë vitesh, ky qytet i vogël është një gadishull ndërsa pas baticës bëhet një ishull. Ky është një vend me ndryshimin më të theksuar të nivelit të detit gjatë kohës së baticës dhe zbaticës.

Në kodër ndodhet manastiri Sait Michel dhe i njëjti qytet vitin e kaluar u vizitua nga 9.4 milionë turistë. Një numër i madh turistësh në Francë mund të mburren vetëm me destinacionin e tyre si Parisi.

Gjatë baticës më intensive niveli i deti rritet deri në 15 metra dhe gjatë zbaticës deti tërhiqet në disa kilometra nga bregu.

Për një rritje prej 1 metër më të lartë se niveli i detit mund të shihet vetëm në Gjirin Kanadez, Fundy.

Edhe pse çdo ditë në dy raste Mont Saint Michel shndërrohet në ishull, të ashtuquajturat batica maksimale të shekullit ndodhin çdo 18 vjet. Në mars të vitit 2015, batica e fundit u vëzhgua nga afro 30 mijë persona.

Ndërtimi në zonën e qytetit filloi në vitin 709 kur u ndërtua kisha ndërsa pesë shekuj më vonë u ndërtua një manastir rreth të cilit njerëzit filluan të vendoseshin.

Gjatë historisë së pasur të Mesjetës, ky ishte një destinacion i rëndësishëm për negociata politike dhe pas Revolucionit Francez u shndërrua në një burg për priftërinjtë.

Qyteti u restaurua në vitet e hershme të 1874 dhe qeveria franceze ndan 20 milionë euro në vit për qëllime të mirëmbajtjes.

Në vitin 1979 Mont Saint Michel u përfshi në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Mont Saint Michel është një vend i rëndësishëm sepse pikërisht në gjysmën e dytë të shekullit të 12-të, filloi përkthimi i veprave të Aristotelit nga greqishtja në latinisht dhe kështu përhapja e ideve të tij filozofike në Perëndim.