Monaco mposht Dortmundin, shkon në gjysmëfinale

Monaco ka kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pasi mposhti Dortmundin me rezultat 3-1 dhe me të përgjithshëm 6-3.

Golat për skuadrën nga principata i shënuan, Lottin në minutën e tretë, Falcao në minutën e 17 dhe Germain në m inutën e 81-të.

Ndërsa golin e vetëm për gjermanët e shënoi Marco Reus në minutën e 48-të.