Mogherini takohet me Thaçin, më vonë takimi i përbashkët

Ka filluar takimi bilateral ndërmjet presidentit të Kosovës dhe përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme dhe për Siguri të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Pas takimeve veç e veç, do të bëhet një takim i përbashkët Thaçi-Mogherini-Vuçiq.

Faza e fundit e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e quajtur si finalja e madhe filloi zyrtarisht sot në Bruksel.

Për herë të parë, në këtë takim do të diskutohet për marrëveshjen përfundimtare të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

Me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, presidenti Thaçi sot do të zhvillojë takim edhe me Presidentin e Serbisë, Aleksander Vuqiç, në kuadër të fazës së fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.