Mogherini: Nuk duam që Evropa të jetë fushëbetejë për fuqitë globale

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, lidhur me kërcënimin e tërheqjes së SHBA-ve nga Traktatit për Forcat Atomike me Rreze të Mesme Veprimi (INF) brenda 60 ditëve tha se “Ne nuk duam që Evropa të jetë një fushëbeteje për fuqitë globale”, transmeton Anadolu Agency (AA).

“INF ka garantuar paqen dhe sigurinë në territorin evropian për 30 vjet. Duhet të zbatohet plotësisht. Ne do të bëjmë çmos për të mbrojtur marrëveshjen. Ne nuk duam që Evropa të jetë një fushëbetejë për forcat globale si në Luftën e Ftohtë”, tha Mogherini në një deklaratë për media para takimit të ministrave të Jashtëm të NATO-s.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo dje në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s tha se i kanë dhënë Rusisë 60 ditë afat për të përmbushur detyrimet e saj sipas marrëveshjes INF. “Nuk ka më asnjë kuptim që SHBA-ja të qëndrojë në marrëveshje”, tha Pompeo.