Mogherini ia kujton Pacollit dy kushtet e mëparshme të BE-së për liberalizmin e vizave

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, është takuar sot në Bruksel me ministrin e punëve të jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli.

Ajo ka njoftuar se ndër temat e diskutimit ishte agjenda e Kosovës në integrimet evropiane, liberalizmi i vizave dhe dialogu me Serbinë i lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Mogherini me këtë rast ka ritheksuar se Qeveria e Kosovës duhet të përmbushë dy kriteret e mbetura për liberalizmin e vizave: ratifikimin i demarkacionit me Malin e Zi dhe luftimi i krimi të organizuar dhe korrupsionit.

Federica Mogherini gjithashtu rikonfirmoi angazhimin e saj ndaj perspektivës së Bashkimit Evropian për rajonin e Ballkanit Perëndimor.