“Modriç duhet ta fitojë Topin e Artë”

Luka Modriç po udhëheq kombëtaren kroate në një sukses të jashtëzakonshëm, duke mbërritur tashmë në finalen e Kupës së Botës.

Mesfushori kroat, që luan për Realin e Madridit, është aktualisht një kandidaturë potenciale për të fituar “Topin e Artë”. Pas ndeshjes me Rusinë, Modriç u pyet nga gazetarët në lidhje me fitimin e mundshëm të këtij çmimi prestigjioz individual, por u shpreh se për momentin ishte kombëtarja, ajo që i interesonte.

Por Luka Modriç duket se do të jetë kandidati kryesor, edhe nëse nuk e fiton Kupën e Botës me Kroacinë, në finale ndaj Francës.

Janë mediat, ato që i japin një dorë kandidaturës së tij si fitues i trofeut më të lakmuar personal, që në dekadën e fundit ka pasur vetëm dy emra, Messi dhe Ronaldo. Është tabloidi prestigjoz britanik, Dayli Mail, që në një editorial kushtuar Luka Modriç thotë se ai duhet të jetë patjetër fitues i “Topit të Artë” këtë vit.

Image result for modric croatia

“Edhe nëse humbet finalen e Kupës së Botës, Modriç duhet të bëhet fitues i “Topit të Artë”, që është bërë pronë e Ronaldos dhe Messit prej vitit 2008, – shkruan Dayli Mail në versionin online. – Fitimi i Ligës së Kampionëve për herë të tretë dhe udhëheqja e Kroacisë drejt finales së Kupës së Botës është arritje e futbollit në 2018 dhe për këtë Modriç duhet të shpërblehet. Kështu, do të ishte hera e parë që ky çmim do t’i jepej dikujt tjetër, emri i të cilit nuk është as Lionel Messi dhe as Cristiano Ronaldo, që e kanë fituar atë prej vitit 2008”.

Image result for modric croatia

Nëse Modriç do ta fitojë Kupën e Botës të dielën, ai do të bashkohet me një grup elitë, prej vetëm tetë lojtarësh, që kanë fituar me vendin e tyre dhe klubin dy herë më parë. Në vitin 1974, Sepp Maier, Paul Breitner, Hans-Georg Schwarzenbeck, Franz Beckenbauer, Gerd Muller dhe Uli Hoeness, fituan me Gjermaninë Perëndimore, duke e bërë këtë edhe me Bayern Munich. Në vitin 1998, Christian Karembeu fitoi me Real Madridin dhe Francën, ndërsa në vitin 2002, Roberto Carlos e bëri këtë me Brazilin dhe Real Madridin. Të dielën, Raphael Varane mund të arrijë dopietë me Francën dhe Real Madridin, por arritja e Modric do të ishte më e madhe, pasi Kroacia ka rreth 800 futbollistë profesionistë të mirfilltë në një popullsi prej katër milionë banorësh.