Mjekët në grevë, i moshuari në gjendje të rëndë, nuk e mjekojnë (Video)

Është duke vazhduar greva nëpër institucionet shëndetësore në Kosovë. Derisa mjekët kërkojnë rritje page, pacientët janë ata që vuajnë pasoja. Një rast i tillë ka ndodhur në Emergjencë, teksa një qytetar ka xhiruar një të moshuar i cili rënkon nga dhimbjet, por që asnjë nga mjekët nuk i ofron tretman. Krejt kjo për shkak të grevës. “Prej 10 është njeri, në Emergjencë, shikoni si si hjek prej 10 të natës, veç e kanë qit edhe e kanë lënë kështu. E lëkund kryet duke luftuar me shpirt”, thotë pos tjerash qytetari.