Mjekët: Mos pengoni Ligjin për Paga

Bordi drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik të Kosovës lanë mbajtur sot një takim me drejtorët, sindikalistët dhe Odën e Mjekëve.

Në këtë takim u diskutua Ligji për Paga me ç’rast u vlerësua se zbatimi i këtij ligji është i mirëseardhur për të gjithë punëtorët shëndetësor.

“Në takim u tha se tendencat për të pezulluar zbatimin e këtij Ligji janë të pa pranueshme dhe kanë për qëllim të dëmtojnë progresin e arritur në drejtim  të përmirësimit të përgjithshëm të mirëqenies së punëtorëve shëndetësor”, thuhet në një njoftim nga QKU.

Pjesëmarrësit e takimit iu kanë bërë thirrje të gjitha institucioneve që të jenë të kujdesshme dhe mos ta pengojnë zbatimin e këtij ligji.