Mitrovicë, ndalohet shitja e alkoolit dhe duhanit për personat nën 18 vjeç

Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Mitrovicës ka marrë vendim që të ndalohet shitja e pijeve alkoolike dhe duhanit për personat nën 18 vjeç.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi të dërguar nga kjo drejtori.

“Bizneset janë të obliguara që të vendosin njoftimin se për personat nën moshën 18 vjeçare nuk do të shërbehen pijet alkoolike dhe duhani”, thuhet në njoftim.

Më tej është deklaruar se bizneset që nuk do ta respektojnë vendimin në fjalë do të përballen me masa ndëshkuese.