Mitrovicë: Burri i dehur rrah gruan

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person nga Mitrovica, derisa ishte i dehur ka rrahur gruan e tij.

“Viktima femër K/Serbe ka informuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i cili ka qenë nën ndikim të alkoolit. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Ndërsa i dyshuari mashkull K/Serb pas intervistës me urdhër te prokurorit dërgohet ne mbajtje”, thuhet në raportin policor.