MIT bllokon kalimin transit të autobusëve nga Shqipëria – shkak keqpërdorimet

Kosova ka ndaluar kalimin transit të autobusëve të Shqipërisë, kjo për shkak se leja e dhënë është keqpërdorur në vazhdimësi.

Klan Kosova ka kontaktuar me Ministrin e Infrastrukturës dhe Transportit, ku mori përgjigje se pezullimi do të vazhdojë deri në takimin e komisioneve teknike të të dyja shteteve.

“Operatorët nga Shqipëria kanë poseduar leje nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, për kalim nëpër territorin e Kosovës vetëm tranzit. Por kjo leje është keqpërdorur në vazhdimësi, autobusët kanë ndaluar edhe nëpër stacionet e Kosovës për të marrë udhëtarë, prandaj departamenti përkatës në MIT, ka pezulluar këtë leje”.

“Pezullimi do të vazhdojë deri në takim të komisioneve teknike nga të dyja shtetet, për shqyrtim për shkeljet e vazhdueshme te këtyre kompanive, janè ankuar vazhdimisht operatoët vendorë dhe të njëjtat janë shprehur edhe autoritetet e Shqipërisë”, thuhet në përgjigjen e MIT për klankosova.tv