Mishi te muslimanët: A po ja teprojmë vërtetë?

Një prej preokupimeve më të mëdha të muslimanëve që jetojnë në vende ku bashkëfetarët e tyre nuk janë shumicë, është pikërisht blerja e mishit me standarde hallall.

Konsumimi i mishit është bërë pothuajse përditshmëri, dhe as që vie në fjalë që të shtrohet tryeza pa së paku një produkt të mishit.

Por për muslimanët shtrohet pyetja: Sa përdornin mishin të parët tanë musliman?

Mbase edhe për qudinë tonë, muslimanët e parë ishin gjysmë-vegjetarian. Mishi nuk shihet si ushqim obligativ, dhe nuk ka asnjë dispozitë për ata që nuk e konsumojnë mishin – vegjetarianet.

Ajo që dihet mirë ëshrë se në shumicën e ushqimeve që hante profeti Muhamed s.a.a.s nuk kishte mish aty aspak.

Në atë kohë mishi hahej rrallë, dhe jo vetëm për shkak të cështjes ekonomike. Në atë kohë, duhej që të therrej kafshë, e pastaj ftoheshin familjarë e miq për ta ngrënë mishin bashke.

Nga kjo kuptohet se therrja e një kafshe të vogël p.sh. qingji, dhe ndarja e mishit me familjen dhe miqtë nuk përkon me një sasi të madhe të mishit për tu ngrënë.

Është edhe një aspekt interesant të cilin nuk e kemi eksploruar më parë: Njëri nga shoqëruesit e dashur të profetit a.s, Omeri r.a ishte nje lloj vegjetariani i asaj kohe, dhe Profeti e respektonte këtë vendim të mikut të tij.

Gjatë udhëheqjes së Omerit (r.a), mishi ishte i ndaluar të hahej cdo ditë, por ai mund të blihej cdo javë, më saktësisht të premteve.

Mbi të gjitha, është e rëndësishme që të merret parasysh suneti, që të mbushet me ushqim vetëm një e treta e barkut, dhe në të njëjtën kohë, profeti i dashur nuk inkuajoi të qënurit asket, e as teprimin në ushqim.

Dieta më e mirë është ajo e moderuar, thonë edhe sot dijetarët të cilët njohin shumë aspekte të jetës së profetit Muhamed (a.s.).

Në disa libra të dijetarëve të vjetër, varshmëria nga mishi përshkruhet si varshmëria nga vera, ndërsa edhe sot në disa pjesë arabe, mishi quhet “hamr al-mu’minin” (vera e besimtarëve).

Duhet kujtuar cilat ishin ushqimet që i preferonte mjaft Profeti, dhe ato ishin hurmat, qumështi, ushqimi nga drithërat, rrushi, mjalti, fiku, ulliri. Që të gjitha këto ushqime shquhen për vlera të jashtëzakonshme, për dallim nga mishi i cili po që se teprohet, ka efekte negative në organizëm. /MESAZHI/