Mishi i pulës shkakton kancer

Më në fund FDA ka konfirmuar prezencën e arsenikut një agjent i cili shkakton kancer, në mishin e pulës që është shitur në SHBA. Me sa duket ky element i rrezikshëm është përfshirë në ushqimin e pulave.

Kërkimi që FDA bëri doli në përfundimin laboratorik se arseniku ishte në përbërje të ushqimit që pulat hanin duke u absorbuar kështu në mishin e tyre dhe duke përfunduar në trupin e njeriut.

Gjithashtu u zbulua se për rreth 5 dekada njerëzit kanë konsumuar mish pule me arsenik. Por me gjithë hezitimin e FDA për t’u prononcuar mbi këtë çështje, produktet e mishit të pulës Roksarson do të tërhiqen nga të gjitha supermarketet.

Sipas Associated Press kjo kompani është e njëjta që prodhon vaksinat e fëmijëve dhe sipas kërkimeve ka dalë se Roksarsonë është një degë e kompanisë Alpharma LLC, dhe dyshimet qëndrojnë mbi faktin se ndoshta kjo kompani mund të ketë abuzuar dhe me vaksinat.

Kompania ka rënë dakord për të hequr produktet nga supermarketet, por ende insiston se sasia e arsenikut e përdorur në ushqimin e pulave është pa rrezik të lartë.

Në mbështetje të tyre është dhe FDA duke shtuar se kjo sasi arseniku është e parrezikshme, por të gjithë e dinë se konsumimi në mënyrë të rregullt i produkteve me përbërje kimike të rrezikshme rrit rrezikun për kancer.

FDA bën thirrje të gjithë konsumatorëve që të ndjekin disa hapa para se të blejnë mish pule të paketuar:

Të shohin datën në paketim. Dhjami që mbështjell pulën duhet të jetë i bardhë në të verdhë, jo gri.

Shmangni që pula të jetë në një ngjyrë jo natyrale rozë Gjithmonë zgjidhni produktet e certifikuara./Mesazhi/