Mirupafshim Ramazan!

Erdhi koha për t’u ndarë. Tiktaku që shënoi ardhjen e Ramazanit, muajit të mëshirës së pakufishme, tani kthehet në festë por edhe pikëllim lamtumire.

Shumë shpejt, ditët e Ramazanit kaluan. Pyetja është … a kemi bërë përpjekje për të mbledhur bekimet e panumërta nga Allahu (xh.sh)?

… A kemi bërë mjaft?

Allahu na bekoi me muajin e Ramazanit dhe na zbriti mëshirën e Tij tek ne me agjërimin gjatë ditës dhe lutjet gjatë natës.

Pasi i thamë lamtumirë këtij miku të dashur dhe fisnik, tani është koha e duhur për të kujtuar veten … dhe për të ndarë një moment për të reflektuar mbi veprimet tona gjatë Ramazanit, motivet tona dhe ndoshta edhe një tabelë për vazhdimësinë e veprave tona të mira.

Ne sakrifikuam rutinën tonë të përditshme, por tani, krejt cfarë duam është që të mbetet shkëlqimi i dritës së Ramazanit në shpirtin dhe  veprat tona.

Prandaj sot, së bashku me urimet më të bukura të festës së Fitër Bajramit, urojmë që të mos i harrojmë porositë e musafirit që sapo na la! /MESAZHI/