“Ministrja e re e emëruar nga Haradinaj kishte punuar kundër shqiptarëve”

Ish-aktivistja e shoqërisë civile nga Mitrovica, Valdete Idrizi, që tani është pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës, ka shprehur shqetësimin e saj për emërimin që Kryeministri Ramush Haradinaj ia ka bërë Adriana Hoxhiqit si Ministre e Adminsitrimit të Pushtetit Lokal.

Në një status në Facebook, Idrizi ka thënë se me emërimin e saj rrezikohet të vuloset skenari i ndarjes së Kosovës.

Madje, Idrizi ka thënë se shqiptarët në Mitrovicë e dinë për pozicionin që tani Ministrja Hoxhiq ka mbajtur karshi shqiptarëve.

“Është inkurajuese kur një grua merr rol si Ministre në Qeverinë e Kosovës, por emërimi i Adriana Hoxhiq si Ministre e Administrimit dhe Pushtetit Lokal pikërisht tani është një lajm shqetësues. Në kohën kur flitet për ndarjen e Mitrovicës dhe të Kosovës, me këtë vendim të Kryeministrit Ramush Haradinaj fuqizohen edhe më tutje lidhjet me Beogradin dhe rrezikohet të vuloset skenari i ndarjes. Ne në Mitrovicë, të gjithë e dimë pozicionin që Hoxhiq ka mbajtur ndaj shqiptarëve të kësaj ane dhe angazhimin e saj kundër tyre”, ka shkruar ajo.

SHPËRNDAJE