Ministria e Zhvillimit Rajonal ndan 7 mijë euro për telefona

Tech columnist Geoffrey A. Fowler tries out the $1099 iPhone Xs Max, with a 6.5-inch screen -the largest Apple has ever sold. MUST CREDIT: Washington Post photo by Jhaan Elker

Ministria e Zhvillimit Rajonal, e cila udhëhiqet nga Rasim Demiri, pritet që t’i furnizojë punëtoret e saj me telefona të rinj.

Kjo ministri ka hapur kontratë për blerjen e 27 telefonave.

Kështu të paktën parashihet në dosjen e tenderit të hapur nga kjo ministri, të publikuar në faqen zyrtare të Prokurimit Publik, raporton lajmi.net.

Blerja e këtyre telefonave pritet t’i kushtojë kësaj ministrie rreth 7 mijë euro.

Në dosjen e tenderit nuk është cekur nëse këta telefona janë për kabinetin e ministrit, apo pjesën tjetër.

Tenderi për blerjen e këtyre telefonave do të jetë i hapur deri në fund të këtij muaji.