Ministria e Punëve të Jashtme për zyrtarët e saj blejnë veshmbathje sportive!

Ministria e Punëve të Jashtme se fundmi ka nënshkruar një kontratë për punonjësit e saj.

Kjo kontratë ka të bëjë me furnizim me veshmbathje sportive.

 

Nuk është cekur sasia, mirëpo, kjo ministri ka paraqitur nevojën për veshmbathje sportive.

 

“Furnizim me veshmbathje sportive”, thuhet në titullin e kontratës dhënë nga autoriteti kontraktues, në këtë rast MPJ.

E vlera e këtyre veshmbathjeve është 997 euro, transmeton Indeksonline.

Nga tre operatorë ekonomik sa kanë aplikuar, një me adresë në Prishtinë është përzgjedhur t’i furnizojë me veshmbathje sportive zyrtarët e kësaj ministrie.

Më poshtë kontrata./Indeksonline/