Ministria e Mbrojtjes e Turqisë: Dorëzohen 2 terroristë të PKK/YPG-së

Dy terroristë të PKK/YPG-së u janë dorëzuar forcave turke të sigurisë, njoftoi sot Ministria turke e Mbrojtjes, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Dy terroristë të PKK-së që ikën nga zonat e strehimoreve në veri të Irakut u janë dorëzuar forcave tona të sigurisë në Suruç”, një qark në provincën juglindore Şanlıurfa të Turqisë, tha ministria.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40,000 njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje.