Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë: 68 persona të lënduar nga tërmetet, 95 ndërtesa të dëmtuara

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka dhënë detajet e fundit sa i përket bilancit të tërmeteve që goditën vendin, e lëkundjet e të cilave u ndjenë edhe në Kosovë.

Ministrja, Olta Xhaçka ka thënë para mediave, se 68 persona raportohen të lënduar deri më tani, shkruan lajmi.net.

Ajo ka bërë të ditur se shumica e tyre kanë pësuar lëndime të lehta si pasojë e frikës që kanë përjetuar.

Xhaçka tha se në Tiranë janë dëmtuar gjithësej 46 banesa dhe tri pallate.

Ndërkaq në Durrës, të dëmtuara janë 4 pallate dhe 42 banesa, por kryesisht të vjetra.

Xhaçka në fund tha se ajo se çka është e rëndësishme është se nuk ka viktima në njerëz, përveq të lënduarve.

SHPËRNDAJE