Ministri turk i drejtësisë godet revistën Economist

Ministri turk i drejtësisë Bekir Bozdag ka kritikuar të përjavshmen britanike The Economist për pretendimet se Turqia “po rrëshqet në diktaturë”.

Bekir Bozdag, duke folur për gazetarët në Ankara, tha: “Ajo që The Economist ka bërë shpreh një mosrespekt të madh, dhe është shkelje e etikës gazetare.”

Bozdag shtoi se votuesit britanik nuk janë ata që do të vendosin fatin e vendit në referendumin e së dielës.

“Nuk mund ta kuptoj pse Britania dhe disa vende në Europë si Austria, Holanda dhe Gjermania janë aq të shqetësuara nga referendumi dhe ndryshimi i sistemit udheheqes në Turqi,” shtoi Bozdag.

Ai shtoi se populli turk do t’ia japë përgjigjen e duhur The Economist-it në kutitë e votimit, në referendumin e së dielës.

Të dielën, populli turk do t’i përgjigjet një referendumi lidhur me nenin 18 të kushtetutës, i cili do ta ndërroj qeverisjen e vendit nga sistem parlamentar, në atë presidencial. /MESAZHI/