Ministri Hyseni: Feja islame është e mirë dhe predikon paqe

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni në Konferencën Ndërkombëtare Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, të organizuar nga kjo ministri ka folur edhe rreth fesë islame.

Ai ka thënë se kjo fe është fe e mirë dhe predikon paqe.

Madje ai ka përgëzuar edhe disa imam për predikimet e tyre.

“Feja islame është fe e mirë. Predikon paqe. Të tilla i kemi pasur fetë në Kosovë. Unë përgëzoj të gjitha ata imam që kanë bërë aq shumë punë për ta ruajtur frymën konstruktive dhe pozitiviste të predikimeve të tyre”, ka thënë Hyseni.