Ministri Çollaku thotë se vendimi për viza është pozitiv

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka shkruar në Facebook pas votimit për liberalizimin e vizave për Kosovën nga Komiteti për të drejtat e njeriut dhe liritë civile dhe punë të brendshme (LIBE) në Parlamentin Europian.

Çollaku, ka thënë se votimi i sotëm edhe njëherë rikonfirmon mbështetjen për lëvizjen e lirë pa viza të kosovarëve.