Ministri Cakaj: Dështimi jo për fajin tonë

Qeveria shqiptare nuk sheh asnjë lidhje me fqinjin maqedonas, i cili pas dështimit me negociatat propozoi zgjedhjet të parakohshme, shkruan topchannel.

“Diskutimi për zgjedhjet të parakohshme në Maqedoni nuk ka ardhur si rrjedhojë e vendimit të këshillit. Ne sj’emi zotuar se do japim hapim negociatat por do të punojmë për ti hapur”, shprehet Cakaj.

Qeveria dhe opozita jashtë parlamentare u përplasën sërish për fajtorët e vendimit negativ.

“Korrupsioni, trafiku i drogës, kapja e drejtësisë, janë ato që e mbajnë larg dhe peng Shqipërinë nga Europa dhe përgjegjësi i vetëm për këtë pengesë, është Rama. Dorëheqja e tij është reflektimi më i pakët.”, ka thënë Kryemadhi.

“Ky dështim, nuk vjen nga dështimi i Shqipërisë, por shfaqet si pasojë e drejtpërdrejtë, e një rrethane kur BE është në një shqyrtim të vetvetes”, tha Cakaj.

Qëndrimi i Ministrit të Jashtëm ishte identik me atë të Kryeministrit një ditë më parë, kur bashkë dolën krah për krah, por Gent Cakaj nuk pati mundësi të thoshte asnjë fjale mbi vendimin.