Milot Rashica në formacionin e javës në Bundesliga

Milot Rashica ka pasur një paraqitje të jashtëzakonshme me Werder Bremen këtë fundjavë.

Anësori kosovar gëzoi një tjetër mundësi këtë javë nga trajneri i tij, dhe këtë mundësi nuk e la të shkonte huq.

Miloti realizoi dy gola në fitoren 4:0 të Werder Bremen kundër Augsburg, duke bërë kështu që të jetë nga më të mirët e javës në ligën gjermane.

Kështu, në formacionin më të mirë të javës, publikuar nga ‘Kicker’, një vend në fazën e sulmit është rezervuar për Milot Rashicën.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell formacionin e javës në Bundesliga, sipas ‘Kicker’. Kujtojmë se kjo është hera e dytë brenda pak javëve që Rashica zë vend në 11-shën më të mirë në Bundesliga. /Lajmi.net/

SHPËRNDAJE