Milani dhe Napoli ndahen në paqe

Milani dhe Napoli kanë barazuar pa gola në ndeshjen e xhiros së 31-të të Serie A.

Edhe për kundër disa rasteve, skuadrat nuk arritën të gjenin rrugën e golit.

Me këtë barazim, Napoli mbetet e dyta në Serie A me 78 pikë, tri më pak se Juventus ndërsa Milani është e gjashta me 53 pikë, shtatë më pak se Lazio, Roma dhe Interi.