Milan vazhdon me formë të lartë në Serie A

Milan po vazhdon me fitore në Serie A. Milan e ka mposhtur Cagliarin në kuadër të javës së 23-të në Serie A me rezultat, 3:0. Rosonerët kaluan në epërsi fal autogolit të shënuar nga Ceppitelli në minutën e 13’-të, ndërsa Lucas Pauqeta e dyfishoi epërsinë (22’), raporton lajmi.net. Piatek e vulosi fitoren e Milanit në minutën e 62’-të, e që është goli i katërt i tij në tre ndeshje për Milanin.Pas kësaj xhiroje, Milan gjendet në vendin e katërt me 39 pikë.
SHPËRNDAJE