Milan do të dënohet sot nga UEFA për shkak të shkeljes së rregullit financiar.
Skuadra italiane disa herë ka apeluar vendimin e UEFA-së, mirëpo këta të fundit kanë marr vendim që t’i dënojnë rosonerët, përcjell “lajmi.net”.
Yonghong Li kishte falimentuar te Milani, ndërsa klubin e mori nën menaxhim kompania amerikane, Elliot.
Sipas Sky Sport, dënimi do të ndodhë sot më vonë, atëherë edhe kur Milan përballet me Olympiakosin në Evropa Ligë.