Milan prezanton trajnerin e ri

Milani ka emëruar zyrtarisht ish-trajnerin e Fiorentinas, Interit dhe Lazios, Stefano Pioli, si trajnerin e tyre më të ri në një marrëveshje dy vjeçare.

“AC Milan njofton emërimin me efekt të menjëhershëm të Stefano Pioli si trajnerin e ri të ekipit të parë”, lexohet në një deklaratë të klubit, përcjell lajmi.net.

“Lindur më tetor 1965 në Parma, Stefano Pioli filloi karrierën e tij si trajner në vitin 1999. Përvoja e tij e parë e trajnerit në Serie A ishte në Parma në vitin 2006. Ai më pas vazhdoi të trajnojë disa klube të tjera në Serie A: Chievo Verona, Palermo, Bologna, Lazio dhe Inter Milan, përpara se të kalonte te Fiorentina në 2017. Stefano Pioli tani bashkohet me AC Milan në një marrëveshje dy-vjeçare”.

“Klubi i uron Stefano dhe stafin e tij stërvitor të gjitha më të mirat në punën e tyre”.

Pioli zëvendëson Marco Giampaolo, i cili u shkarkua të martën pas vetëm 111 ditësh në drejtimin e ‘Rossonerëve’.