Milan-Lazio, një finale për objektivin Champions!

Vëmendja e të gjithëve do të jetë te sfida e mbrëmjes teksa në San Siro, Milani do të presë Lazion në një duel të drejtpërdrejtë për zonën Champions.

Kuqezinjtë e Gattusos kanë grumbulluar vetëm 1 pikë në 4 ndeshjet e fundit, gjithsesi as kjo ecuri negative nuk e ka zbritur Milanin nga vendi i 4-t, por sot Piatek me shokë duhet të kthejnë faqe pasi në të kundërt misioni i Champions do të shndërrohej në një malore të vërtetë.

Lazio nga ana tjetër kërkon të thyejë tabunë San Siro pasi nuk fiton ndaj Milanit për kampionat në La Scalan e futbollit prej pothuajse tre dekadash dhe do të mbështet fort te forma e mirë që po kalon portieri shqiptar Thomas Strakosha.

Kjo sfidë është vendimtare për të dyja skuadrat pasi Atalanta dhe Roma janë aty dhe janë gati të përfitojnë nga hapat falsë të Milanit dhe Lazios./tch

SHPËRNDAJE