Milan dëshpron keq tifozët me transferin e ri

Milan si duket ka hequr dorë edhe nga sulmuesi i Torinos Belotti. Kjo pasi zyrtarët e Milan kanë nisur bisedimet me agjentin e sulmuesit kroat Nikola Kaliniç, për transferimin e këtji të fundit në “San Siro”.

Sipas faqës “futboll italia” agjenti i Nikola Kaliniç është nisur drejt Milanit për të përfunduar marrëveshjen për transferimin e Kaliniçit të gjiganti Italian.

Madje sipas mediave italiane Kaliniç ka lënë edhe kampin e trajnimit para-sezonalt të Fiorentinës.
“Më vjen keq, duhet të largohem përsëri nga kampi i stërvitjes para sezonit”, ka shkruar Kaliniç për faqen zyrtare të Violës.

Megjithatë ai ka lënë të hapur mundësinë e rikthimit të Fiorentina. “Kur të rifilloj trajnimin unë do të jem në dispozicion të trajnerit [Stefano Pioli]. Falënderoj Fiorentinën që më ka lejuar këtë mundësi”.

“E ardhmja ime? E kam thënë atë që mendimet dhe dëshirat e mia janë, por kam një kontratë që më lidh me Fiorentinën. Për këtë arsye do të jem deri në fund në klub për të vendosur se cila zgjidhje është më e mira për të gjithë”, ka përfunduar Kaliniç.

Kjo deklaratë e sulmuesit kroat lë të kuptohet se ai është i gatshmë që të transferohet te Milani, ndërsa zyrtarizmi i tij varët nga oferta e drejtuesve të Milanit për transferimin e tij në ‘San Siro’.