Mijëra australian nga besime të ndryshme mblidhen për të ndarë dhimbjen

Mijëra australian nga bashkësi të ndryshme fetare të vendit janë mbedhur për të shprehur dhimbjen dhe zemërimin ndaj sulmit terrorist në Zelandën e re, ku u vranë 49 besimtarë musliman që ishin mbledhur në dy xhami të vendit.

Qindra prej tyre janë mbledhur për të falur namazin në xhamitë e vendit të cilat janë të rrethuara me policë dhe mbrojtje.

Në mesin e tyre ka përfaqësues politik dhe të bashkësive të tjera fetare.

“Njerëz të besimeve të ndryshme, por edhe ata që nuk i përkasin ndonjë besimi, sot janë mbledhur për hir të humanitetit”, thotë njëri nga ligjëruesit e mbledhur në një xhami të vendit.

Sulmi ka tronditur mbarë botën, e posaqërisht pasi kishte mundur të parandalohej, ngase sulmuesi kishte lajmëruar në Facebook për sulmin që e kishte përgatitur.

Megjithatë, ai nuk ishte në “listën e terroristëve”, prandaj shteti nuk morri masa parandaluese ndaj tij. /Mesazhi/