Migjen Basha befason me skuadrën e re

0

Paolo Tramexani duket se i ka ngulur sytë mesfushës së Kombëtares shqiptare. Ish-ndihmësi i Xhani De Biazit kërkon të përforcojë radhët e skuadrës së Sionit, të cilën e drejton, duke afruar elementë nga radhët e kuqezinjve.

Në ditët e kaluara është folur për një interesim konkret të Sionti për Ledian Memushajn, ndërsa vazhdojnë negociatat për të finalizuar transferimin e tij në Zvicër nga radhët e Peskarës. Por Tramexani kërkon edhe elementë të tjerë me eksperiencë, për t’i besuar organizimin e lojës dhe që të përçojnë idetë e tij në manovrën e skuadrës.Mediat italiane raportojnë se objektivi i radhës është mesfushori Migjen Basha. Tramexani e njeh mirë lojën e 30-vjeçarit, i cili është aktualisht pjesë e Barit në Serinë B. Ndonëse për momentin ai ka filluar fazën përgatitore të sezonit si titullar të klubi i tij, në Itali janë të sigurt se te Bari po kërkojnë një element më të ri në moshë për rolin e regjisorit në mesfushë, raporton PanoramaSport.