Microsoft do të ndryshojë (sërish) Skype-n

Microsoft ka vendosur që të ndryshojë edhe një herë tjetër Skype-n, duke i hequr “highlights”-in që është si i Snapchat-it.

Drejtori i dizajnit të Skype, Peter Skillman ka deklaruar se telefonatat ishin bërë të vështira për tu kryer dhe “highlight” nuk u prit mirë nga shumica e përdoruesve.

“Për këtë arsye, Skype do të thjeshtohet duke bërë një hap prapa”, është shprehur Skillman.

Tashmë, Skype do të përqendrohet edhe një herë tjetër në telefonata, video-thirrje dhe mesazhe. E njëjta gjë do të ndodhë me aplikacionin Skype për celularë.

SHPËRNDAJE