Metin Halıcı, imamit të cilit iu la amanet kisha historike

YOZGAT (AA) – Imami i xhamisë në lagjen Terzili në qarkun Sarıkaya në Yozgat të Turqisë, Metin Halıcı mirëmban dhe pastron kishën historike armene e cila gjendet në oborrin e xhamisë.

Armenët të cilët deri në vitin 1960 kanë jetuar në lagjen Terzili, por të cilët më vonë kanë emigruar në vende të ndryshme, brenda vitit në periudha të ndryshme vijnë në lagjen e vjetër për të bërë lutjet e tyrë nëpër kishat historike.

Mysafirët e kishës e cila gjendet në oborrin e xhamisë dhe për të cilën supozohet se përafërsisht ka një histori 2 mijë vjeçare priten nga imami i xhamisë, Metin Halıcı.

Metin Halıcı, imami që mirëmban dhe pastron kishën historikeMetin Halıcı, imami që mirëmban dhe pastron kishën historike

Armenët të cilët vijnë nga Argjentina, SHBA-të, vendet të tjera por edhe nga vise të ndryshme të Turqisë lirisht mundë të bëjnë lutjet e tyre në kishën e cila mirëmbahet dhe pastrohet nga imami i xhamisë.

Imami i cili rreth 13 vite është në detyrë në xhaminë e lagjes Terzili, në deklaratën për gazetarin e Anadolu Agency (AA) tha se në kohën e lirë në ditë të caktuara brenda javës bënë pastrimin dhe nevojat e tjera për mirëmbajtjen e kishës.

Halıcı tha se në fillim kur është emëruar imam është befasuar nga fakti që në oborrin e xhamisë gjendet një kishë. Mirëpo, më vonë me të kuptuar se në fshat gjendet një faltore e cila u takon armenëve ai ka bërë gjithçka që mundet për këtë kishë.

Ai tha se në mirëmbajtjen dhe pastrimin e xhamisë i ndihmojnë edhe bashkëshortja dhe fëmijët e tij.

“Në këto vende në Perandorinë Osmane kishte tolerancë ndaj faltoreve që u takonin religjioneve të ndryshme. Edhe ne mundohemi që të tregojmë këtë tolerancë duke e pastruar këtë kishë dhe duke e mbajtur gati për lutje. Faltorja e armenëve është këtu. Në përgjithësi këtu vijnë gregorianët ortodoks. Edhe shoku i im i cili para meje ka qenë në detyrë e ka bërë të njëjtën, poashtu edhe unë me përkushtim bëj pastrimin dhe mirëmbajtjen e kësaj kishe. Dëshiroj që oborrin e apartamentit tim ta mbaj pastër. Bashkëshortja dhe fëmijët e mi në fillim janë befasuar me këtë situatë, mirëpo, më vonë u adaptuan dhe filluan të më ndihmojnë mua në pastrimin e kishës më përkushtimin e nevojshëm”, thotë Halıcı.

“Kisha e pastruar është gati për adhurim”

Më tej imami Halıcı thekson se e mirëmban dhe e pastron xhaminë me përkushtimin e duhur dhe se një ditë në javë bënë edhe pastrimin e kishës.

Sipas tij, ata të cilët vijnë për t’u lutur në kishë e falënderojnë atë dhe familjen e tij për përkushtimin e treguar.

“E pastroj kishën dhe i ajros qilimat. Për shkak se është poshtë katit hyn uji i shiut dhe merr lagështi. Ndonjëherë bashkëshortja ime i lanë dhe i thanë qilimat. Kështu kisha e pastruar është gati për adhurim. Njerëzit që vijnë këtu na falënderojnë. Ata janë të kënaqur që një klerik pjesëtar i një etniteti tjetër fetar mirëmban dhe e pastron faltoren e një religjioni tjetër. Ata largohen nga këtu duke na falënderuar”, tregon imami nga lagjja Terzili.

Halıcı mes tjerash thotë se nuk ka një datë të saktë në lidhje me historinë e kishës, por sipas informacioneve nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit supozohet që kisha të jetë ndërtuar 120 vite para erës së re.

Ai tha se është e njohur që më parë armenët të cilët kanë jetur në lagje në vitin 1960 kanë emigruar në vende të ndryshme të botës. Ai gjithashtu bëri të ditur se brenda vitit në periudha të ndryshme shumë armenë nga Argjentina, SHBA-të dhe nga viset e Turqisë vijnë në kishë për ti kryer lutjet e tyre.

“Armenët të cilët vijnë në kishë ua tregojnë mikpritjen e turqve. Pasi bëjnë lutjet bashkë me armenët e ardhur këtu ulemi në oborr dhe bisedojmë. I shërbejmë me ajran, çaj dhe me nevojat e tjera. Bëjmë gjithçka çfarë mund të bëjmë që zemrat e tyre të jenë të kënaqura”, tha për AA, imami Halıcı.