Meta takon Erdoganin: Marrëdhëniet tona kanë të ardhme premtuese

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka takuar sot Presidentin e Turqisë, Recep Tayip Erdgan derisa është duke qëndruar në Sarajevë.

“Marrëdhëniet tona të shkëlqyera tradicionale kanë një të ardhme mjaft premtuese”, ka shkruar Meta në Facebook, transmeton Klan Kosova.

“Mirënjohës për peshën e jashtëzakonshme që Turqia mban për të mbrojtur Ballkanin dhe Europën nga emigracioni i paligjshëm”.