Meta: Shqipëria dhe Kosova nuk mund të ekzistojnë pa shqiptarë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se objektivi i Shqipërisë dhe Kosovës duhet të jetë krijimi u mundësive për të rinjtë që të shohin të ardhmen në  vendet e tyre dhe jo jashtë.

“Shqipëria dhe Kosova nuk mund të ekzistojnë pa shqiptarë, dhe sidomos pa të rinjtë dhe pa të rejat tona”.

“Kjo është sfida më madhore kombëtare që kërkon urgjent bashkëpunim, zgjidhje afatgjatë e të qëndrueshme, dhe kthimin e shpresës për të gjithë shqiptarët”,

“Jemi në kohën e duhur për të pasur një reflektim më të plotë, më të thellë e të përbashkët në këtë drejtim. T’u krijojmë mundësitë dhe shanset të rinjve në Shqipëri, në Kosovë e kudo në rajon, ta shohin dhe ta ndërtojnë të ardhmen në trojet e tyre”, ka shkruar Meta në Facebook.