Meta letër Bashës dhe krerëve të opozitës:Situatë dramatike,ejani në takim

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka ftuar kreun e opozitës së bashkuar, Lulzim Basha, dhe të gjithë kryetarët e partive të opozitës jashtëparlamentare në një takim urgjent.

“I nderuar zoti Basha, nisur nga situata dramatike në të cilën ndodhet vendi dhe pasojat e saj të paparashikueshme ju ftoj juve dhe të gjitha kryetarëve të Partive të Opozitës së Bashkuar në një takim, në një kohë sa më të shpejtë, mundësisht përpara ditës së mërkurë, datë 20.11.2019”,shkruhet në letrën drejtuar Lulzim Bashës, por ku janë vënë në dijeni dhe Monika Kryemadhi, Fatmir Mediu, Agron Duka, Vangjel Dule, Dshamir Shehi, Shpëtim Idrizi dhe Shpëtim Axhami.

Lajmi u bë fillimisht i ditur nga këshilltari i tij për mediat, Tedi Blushi , i cili u shpreh se ky takim është në vazhdën e disa masave dhe  vendimesh shumë të rëndësishme që do të ndërmarrë në ditët në vijim Presidenti i Republikës.

Presidenti Meta do të kërkojë takim me të gjithë kryetarët e Partive Parlamentare që braktisën Kuvendin në shkurt 2019, për të diskutuar lidhur me situatën dramatike ku ndodhet vendi. Padyshim do të ketë edhe të tjera inisiativa, vendime dhe takime shumë të rëndësishme!,”tha  Blushi./Opinion.al/