Meta dhe Rama takohen në Prishtinë, ja çfarë bën Rama

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Ilir Meta ndodhen sot në Kosovë në kuadër të festimeve për 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës, në të njëjtën ceremoni ku i pranishëm është edhe ish-presidenti amerikan Bill Clinton.

Ky është takimi i parë i të dyve pas ngjarjeve të kohëve të fundit lidhur me anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Në një foto të publikuar nga ceremonia, Kryeministri Edi Rama duket se i ka kthyer shpinën Presidentit Ilir Meta.

Në krahun tjetër të kryeministrit dallohet zv. sekretari amerikan i shtetit Mathew Palmer, ndërsa në krah të Presidentit Meta ndodhet ish presidentja e Kosovës Jahjaga. /Opinion.al