Mësuesja Fatmire Bajrami transferohet në një shkollë tjetër

Fatmire Bajrami e cila për shkak të mbulesës së saj, ishte detyruar të largohej nga shkolla fillore ‘’Visar Krasniqi’’ në Drenoc të Malishevës, është transferuar në një shkollë tjetër.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar Drejtori i Arsimit në Malishevë, Avdi Morina.

Fatmire Bajrami, e cila është mësuese e lëndës së matematikës, është transferuar në Shkollën e Mesme Profesionale Ekonomike Juridike ‘’Lasgush Poradeci’’ në Malishevë, njofton Klan Kosova.