Messi tregon se nuk largohet nga Barcelona

Lionel Messi ka insistuar përsëri se ai do të qëndrojë në “shtëpinë e tij” në Barcelonë.

Po ashtu legjenda e Barcelonës ka thënë se shpreson që Barcelona të jetë klubi i vetëm me të cilin ka luajtur, transmeton Indeksonline.

Argjentinasi tha “Ajo që mund të them është se unë dua të jem në Barcelonë për aq kohë sa mundem, ta kaloj gjithë karrierën time këtu sepse kjo është shtëpia ime.

“Unë nuk dua një kontratë të gjatë dhe të qëndroj sepse kam një kontratë, por sepse dua të jem në gjendje të mirë fizikisht, të luaj, të jem i rëndësishëm dhe të shoh që ka një projekt fitues”.

“Unë dua të vazhdoj të fitoj gjëra me klubin. Dua të vazhdoj të arrij gjëra të rëndësishme”.

“Dhe për mua, klauzola nuk do të thotë asgjë. As para” , ishin fjalët e Messit.