Messi tifoz i madh i Manes, i dëshpëruar që mbeti jashtë tre më të mirëve

Lionel Messi ka shprehur zhgënjimin e tij që Sadio Mane përfundoi jashtë podiumit në garën e Topit të Artë.

Argjentinasi fitoi për herë të gjashtë këtë trofe, duke lënë mbrapa Van Dijkun dhe Ronaldon, derisa Mane përfundoi i katërti, shkruan Indeksonline.

Sipas Messit, sulmuesi i Liverpoolit meriton më shumë edhe pse këtë vit kishte konkurrencë shumë të fortë.

Është turp të shohësh Mane të përfundojë në vendin e katërt. Por unë mendoj se ka pasur shumë lojtarë të shkëlqyeshëm këtë vit. Kjo është arsyeja pse ishte e vështirë të zgjedhësh një lojtar të veçantë“, ka thënë Messi.

Mane bëri një vit të shkëlqyeshëm për të gjithë ekipin e Liverpoolit. Kjo është arsyeja pse unë e zgjodha atë. Unë e përsëris, kishte shumë lojtarë të shkëlqyeshëm këtë vit, kështu që zgjedhja ishte e vështirë“, tha ndër të tjerash fituesi i Topit të Artë.

Mane ishte nga më të mirët në triumfin e Liverpoolit sezonin e kaluar në Ligën e Kampionëve.