Messi: Te Barcelona luftojmë për gjithçka, në tre garat

Barcelona është në gjysmëfinale të Copa del Rey pas një fitore mbresëlënëse 6-1 ndaj Sevillas në Camp Nou. Klubi katalunas ka arritur të shkrijë epërsinë e ndeshjes së parë, ku Sevilla fitoi 2-0, dhe kanë kaluar tutje në Kupën e Mbretit. Lionel Messi u kthye në formacionin titullar dhe shkëlqeu duke ndihmuar katalunasit drejt një fitore të paharrueshme. “Është thënë që ne po e eliminohemi nga kupa ose se ne nuk e duam atë”, ka thënë fillimisht Messi pas ndeshjes. “Mesazhi im është keqkuptuar: ne do të luftojmë në tre gara, siç është edhe obligimi ynë”. “Në Barcelonë luftojmë për gjithçka, për çdo trofe”. Messi shënoi golin e tij të 50-të në Copa del Rey, por më shumë gëzohet me fitoren dhe golat e bashkëlojtarëve. Momenti i golit dhe festa e Messit (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver) “Para golit kam pasur disa shanse që kam humbur, por shokët e skuadrës shënuan dhe kur erdhi goli im, gjithçka u vendos. “Ekipi luajti mirë dhe ne jemi në raundin e ardhshëm”, përfundoi ylli argjentinas.