Messi nuk do të mund të luajë në El Clasico

Ylli i Barcelonës Lionel Messi si pasojë e një lëndimi në krahun e djathtë nuk do të luajë në tri ndeshjet e ardhshme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Messi në pjesën e parë të ndeshjes mbrëmë ndaj Sevilla-s në Camp Nou, pas golit të shënuar në një aksion me Mudo Vazquez u rrëzua në fushë dhe pësoi lëndim në krah. Pas kësaj ai u dërgua në spital.

Në momentin kur Messi u rrëzua në fushë, heshtja mbizotëroi në Camp Nou. Messi i cili dukej se kishte dhimbje, pas ndërhyrjes së parë u largua nga fusha. Me këtë rast ai u duartrokit për një kohë të gjatë.

Në një deklaratë me shkrim nga Barcelona, thuhet se Messi ka pësuar çarje në krahun e djathtë dhe se ylli argjentinas nuk do të luajë në tri ndeshjet e ardhshme.

Messi pritet që të kthehet në fushë pas gjysmës së dytë të muajit nëntor. Në këtë rast ai nuk do të arrijë të luajë as në ndeshjen Barcelona-Real Madrid, e cila do të zhvillohet më 28 tetor në Camp Nou.

Pritet që trajneri Ernesto Valverde të bëjë një strukturim të ri duke marrë paraysh këtë lëndim.