Messi: Mundohem të luaj për ekipin, jo të jem vetjak

Futbollisti i Barcelonës, Lionel Messi, ka thënë se po mundohet që të jetë më shumë një lojtar ekipi, dhe jo aq vetjak, njofton klan kosova.

“Dikur pranoja topin dhe bëja lojën time”, tha Messi për America TV.

“Tani tentoj që të luaj për ekipin. Që topi i cili shkon përmes meje më shumë dhe nuk tentoj që t’i përfundoj gjërat aq shumë”.

“Nuk jam aq vetjak. Provoj që të ndërtoj lojën nga një pozicion ndryshe”.

“Vazhdoj që të vrapoj njëjtë si më herët, por në mënyrë ndryshe”.