Messi, më i miri në histori

19 Leo Messi është lojtari më i mirë në histori të futbollit spanjoll sipas një studimi të “CIHEFE” (Qendra e Hulumtimeve, Historisë dhe Statistikave të Futbollit Spanjoll).

Leo Messi është vlerësuar si lojtari më i mirë i 89 edicioneve në La Liga (më i miri në histori), nga Qendra e Hulumtimeve, Historisë dhe Statistikave të Futbollit Spanjoll, raporton AS.

Messi ka lënë prapa ish lojtarin e Real Madridit, Raúl González, që ka luajtur nga (1994-2010), i treti renditet César Rodríguez (1941-1960), vjen më pas ish lojtari i Athletic de Bilbaos, Telmo Zarra (1940-1957) dhe Enrique Castro “Quini”, që ka luajtur në Sporting de Gijón dhe në Barcelona mes 1968 e 1987.

Sulmuesi i Barcelonës ka marrë 545 pikë, Raúl (528), César (524), Zarra (493) dhe Quini (488), derisa top 10thsen më të mirë në histori të La Ligas e kompletojnë: Juan Arza (481 pikë), Alfredo di Stéfano (481), Paco Gento (467), Carlos Alonso “Santillana” (464) dhe Guillermo Gorostiza (454).

Derisa Cristiano Ronaldo, që është golashënuesi i dytë më i mirë në histori të futbollit spanjoll me 285 finalizime, ka mbetur jashtë 10 më të mirëve, duke marrë 415 pikë