Messi merr ofertën më të “çmendur” në karrierë

Çajna Fortjun, është gati që të paguajë klauzolën e prishjes së kontratës së argjentinasit (700 milionë euro).

Sapo ka rinovuar me Barcelonën deri në vitin 2021, duke u bërë edhe futbollisti më i paguar në botë, por kinezët nuk heqin dorë nga ëndrra për të parë Lionel Messin në futbollin e tyre dhe për këtë klubi i Hebei, Çajna Fortjun, është gati që të paguajë klauzolën e prishjes së kontratës së argjentinasit (700 milionë euro).

Një operacion i çmendur merkatoje, pasi ai nuk do të finalizohej me këtë shifër, por do të kalonte atë të 1 miliard eurove.

Sepse me aplikimin e ligjit të ri të qeverisë kineze (+100% taksë), atëherë skuadra e Manuel Pelegrinit do të duhet të paguante 1.4 miliardë euro në total.

Në këtë skuadër, numri 10 i katalanasve do të gjente edhe bashkatdhetarin e tij Ezekiel Lavecin dhe ishshokun e skuadrës te Barcelona, Havier Masçerano.