Messi me shokë: “Nuk na duhet Griezmann te Barcelona”

Antoine Grizemann do të largohet nga Atletico Madrid pas qëndrimit pesë vjeçar.

Ylli francez ka njoftuar se dëshiron të nis një sfidë të re, duke lënë të kuptohet se ëndërron t’i bashkohet Barcelonës dhe Lionel Messit.

Megjithatë, transferimi i tij në ‘Camp Nou’ mund të shkaktojë atmosferë aspak të mirë te kampionët e La Ligas.

Gazeta e madhe spanjolle ‘Sport.es’, raporton se lojtarët e Barcelonës nuk dëshirojnë transferimin e Griezmann në ‘Camp Nou’, përcjell ‘lajmi.net’.

“Dhoma e zhveshjes ka thënë JO”, shkruan Sport.es.

Në këtë shkrim, ‘Sport.es’ potencon se refuzimi i Griezmann verën e kaluar për të kaluar te Barcelona, nuk u ka pëlqyer këtyre të fundit.

Po ashtu, Messi u ka thënë shokëve të skuadrave se asnjëherë nuk i ka kërkuar Griezmann të transferohet te Barcelona, qysh pretendohet në shkrimet e medieve.

Në fund, lojtarët e Barcelonës besojnë se Griezmann nuk është një lloj futbollisti për të cilin klubi ka nevojë, dhe se sulmi nuk është pjesë e ekipit që duhet të përforcohet për sezonin e ri.