Messi flet për herë të parë pas spekulimeve për largim nga Barcelona

Lionel Messi ka thyer heshtjen.

Ylli argjentinas ka dhënë një intervistë ekskluzive për Mundo Deportivo, për të parën herë pas spekulimeve që e lidhnin me një largim nga Barcelona.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë pati një zënkë me drejtorin sportiv të Barcelonës, dhe kjo bëri që të flitet për largimin e tij, i cili duket se nuk do të ndodh.

I pyetur nëse ndihet mirë në qytetin e Barcelonës, Messi është përgjigjur: “E vërteta është po. Shumë mirë. Unë e dua Barcelonën, edhe pse me mungon Rosario”, shkruan lajmi.net.

“Kjo është shtëpia ime, kam jetuar këtu më gjatë sesa në Argjentinë. E dua Barcelonën, vendin ku jetoj”.

Intervista e plotë e Messit do të publikohet ditën e enjte.