Messi dhe Suarez synojnë Evropën, lënë shumë mbrapa dyshet tjera sulmuese në pesë ligat kryesore

Dyshja sulmuese e Barcelonës, Lionel Messi dhe Luis Suarez janë duke sunduar Evropën me golat e shënuara deri më tani këtë sezon. Messi dhe Suarez nuk janë duke sunduar vetëm La Ligan sa i përket golave të shënuara, pasi me 31 gola së bashku, dyshja e Barcelonës është larg partneriteti më produktiv në pesë ligat kryesore evropiane. Pas dyshes së Barcelonës, renditen dyshja e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe dhe Edinson Cavani që së bashku kanë shënuar 25 sosh në Ligue 1. Në Angli, dyshja e Tottenham Hotspur, Harry kane dhe Son Heung-Min kanë shënuar 22 gola së bashku, ndërsa Mohamed Salah e Sadio Mane të Liverpoolit dhe Pierre-Emerick Aubameyang e Alexandre Lacazette të Arsenalit kanë shënuar nga 21 sosh. Me vetëm 17 ndeshje të luajtura deri më tani në Bundesliga, dyshja e Borussia Dortmundit, Paco Alcacer dhe Marco Reus i prijnë listës me 23 gola së bashku. Në Itali, megjithatë, me ndeshje të zhvilluara po aq sa në La Liga, dyshja e Juventusit, Cristiano Ronaldo dhe Mario Mandzukic udhëheqin me 22 gola të shënuara. PSG është rivali kryesor për të luftuar Messin dhe Suarezin, veçanërisht nëse 11 golat e Neymari shtohen në ekuacion, por treshja e Barcelonës me shtatë golat e Ousmane Dembele përsëri do të ketë gola më shumë, 38 sosh krahasuar me 36 të PSG-së. Në Spanjë, Messi dhe Suarez kanë gola më shumë se të gjitha skuadrat, përveç Celta Vigos, Sevillas që kanë numrin e njëjtë të golave të shënuara, 31.