Messi dhe Suarez kërkojnë shitjen e Neymarit

Te Barcelona mund të ndodhin shumë shpejt ndryshime të mëdha.

Mediat braziliane raportojnë se stafi i Neymar do të zhvillojë një takim me PSG-në për të biseduar rreth një transferimi.

Megjithatë, sipas Don Balon ky lajm është mirëpritur në zhveshtoren e Barcelonës.

Lionel Messi, Luis Suarez, Andres Iniesta, Sergi Busquets dhe Javier Mascherano kanë pasur të gjithë probleme me Neymarin në 12 muajt e fundit.

Dhe duke parë se oferta prej 222 milionë eurosh nga PSG mund të bindë klubin katalanas të lëshojë pe, atëherë lojtarët po përkrahin një mundësi të tillë.

Marco Verratti, Paulo Dybala dhe David Alaba të gjithë po përmenden si transferime potenciale me të hollat nga shitja e Neymar.

SHPËRNDAJE